Këngëtari ishte planifikuar që të performonte në natën e parë dhe ishte renditur i 20-ti. Por, organizatorët e Big Brother Vip dhe Festivalit të RTSH-së ndryshuan programacionin për t’i bërë surprizë vëlla e motër.
Ata programuan performancën e Alban Ramosajt mbrëmjen kur do zhvillohej spektakli i Big Brother VIP, që përkonte me natën e dytë të Festivalit të Këngës.
Beatrix Ramosaj doli nga shtëpia e famshme pa e ditur që do shkonte në Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar Live performancën e të vëllait, i cili konkurron për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Këngëtarja shpërtheu në lot teksa pa Alban Ramosajn duke performuar në skenën e festivalit muzikor në RTSH. Ndërsa i vëllai pasi mbaroi performancën dhe iu komunikua se motra e tij ndodhej në Pallatin e Kongreseve, filloi të dridhet nga emocionet.
“Nuk kam syze, nuk shikoj o Zot”, tha ai. Një tjetër surprizë që mesa duket ishte e paplanifikuar edhe për vetë produksionin e Big Brother ishte nëna e dy këngëtarëve.
Ajo u shfaq në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe përqafoi të bijën, por ndërkohë një nga autoret e programit që shoqëronte këngëtaren e largoi pas disa minutash.
Beatrix: Dukesh shumë bukur o zot i madh të dua shumë! Alban: O zot i madh po pse ma bëni këtë! Beatrix: Jam shumë i lumtur që jam sonte këtu me ju, e kam ëndërruar ta shoh Albanin aty me ju! Alban: O jeta ime të dua. Beatrix: Alban mbyte, jepe më të mirë siç di ti! Alban: O zot sa kam vrapuar
Beatrix: Je më i miri në botë. E ke kënduar më bukur se kur e dëgjoj tek shtëpia. Më ka marrë malli, ju mendoj gjithë koës. Alban: Je më e mira, zemër asgjë nuk krahasohet me ty. Beatrix: Jam shumë e lumtur që jam këtu. Alban: jeta është e shkurtër, jetoje në maksimum. Mos e vrit mendjen për asgjë. Unë të dua shumë, mami të do shumë, të gjithë të duam shumë