Beatrix ka qenë në qendër të disa episodeve sot. Por befas ka kërkuar të dalë nga shtëpia. Duke biseduar në oborrin e shtëpisë ajo ju ka thënë Donaldit e të tjerëve se dëshiron të largohet nga shtëpia. E pyetur se nga erdhi ky mendim ajo u përgjigj se nuk ndihet mirë. “Nuk jam mire, thjesht s’po mundem ta duroj veten time, dua të shkoj në shtëpi”, tha Trixa e cila po mundohej të qetësohet nga Donaldi.
Se cili do jetë vendimi i saj përfundimtar mbetet të shihet, por kjo nuk është hera e parë që kjo banore kërkon të dalë nga shtëpia, pasi sa herë që i rëndohet gjendja emocionale, kërkon të dalë nga ‘BBV’, më pas kur qetësohet, ndryshon mendim.
Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’, Beatrix Ramosaj ka folur shpesh për marrëdhënien me babain e saj, si edhe ka ndarë kujtime me të në rrjete sociale. Por kësaj radhe ajo ka hapur zemrën me disa nga banorët e BB VIP, ku foli për vdekjen e tij.
“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën…
Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam bëre dhe kur isha e vogël”, tregon Beatrix.