Arrestohet në Itali, Adriatik Llalla. I shpallur në kërkim prej datës 8 tetor Llalla është vënë në pranga në Itali, në Romë.
Rikujtojmë se ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg nga drejtësia shqiptare për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Në seancat e fundit gjyqësore ai nuk u paraqit në gjykatë duke u justifikuar me faktin që vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore.