Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, në ambientet e një universiteti privat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35, në rrugën e Rinasit.
Shpërthimi ka ndodhur në ambientet e kuzhinës së universitetit “Epoka” dhe nuk ka raportime për dëme në njerëz.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga rrjedhja e gazit.
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.