Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Kent të Anglisë, një ngjarje kjo e ndodhur të shtunën që lamë pas, ku i riu u gjet i pajetë në mes të rrugës.Sipas medieve lokale, viktima është Xhovan Pepaj dhe është identifikuar së fundmi. 25-vjeçari ishte plagosur disa herë me thikë.Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë.Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi.Lajmi ka shkaktuar dëshpërim mes miqve të Xhovanit në median sociale.
Një mik shkroi:
“U prehtë në paqe shpirti yt miku dhe vëllai ynë”. Ndërsa një tjetër tha: “Ngushëllime familjes. Shpirti i tij u preftë në paqe”.Një burrë i tretë komentoi: “E pabesueshme. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve. Krishti e vendosi në parajsën e tij.”