Bora Zemani ka befasuar me reagimin e saj kundrejt Donaldit. Edhe pse po e priste jashtë dhe ti rregullonin gjërat, ishte Donaldi ai i cili nuk iu qëndroi besnik fjalëve të thëna.
Donaldi filloi lidhjen me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother Vip, gjë që trazoi ujërat dhe u bë tema më e komentuar tek publiku shqiptar.
I gjithë publiku priste një reagim nga Bora i cili ndodhi dy ditë më parë.
Moderatorja shqiptare kërkoi nga ndjekësit që mos ta gjykojnë e kryqëzojnë Donaldin duke thënë se edhe ai është njeri dhe mund të gabojë.
E krejt në fund, ajo as fotot nga albumi 3shat nuk i ka fshirë ende./Lajmi