Antonela nevrikoset keq me Monikën: Më shkele me këmbë këpucët 800 euroshe

Pas emisionit mbrëmjen e kaluar, Antonela dhe Monika janë përfshirë në një debat “normal” për VIP-a. Teksa ndodheshin në tualet, Monika shtyu me këmbë këpucët e Antonelës që ndodheshin në tokë, por ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak një VIP-i si Antonela. Ajo i është kthyer Monikës duke i thënë të ketë kujdes pasi ato këpucë kushtojnë 800 euro dhe nuk mund të shtyhen me këmbë. Monika i kërkon disa herë falje Antonelës, por ajo i tha se u bezdis shumë nga ky gjest i saj.

Biseda mes tyre:Antonela: Monikë më fal bëjnë 800 euro këto këpucë që po i shkel me këmbë.

Monika: Nuk i shkela, i shtyva.

Antonela: Si nuk i shkele, hapu një sekondë, ça është kjo punë kështu të shkelën gjërat e të tjerëve.

Monika: I shtyva

Antonela: Me këmbë?

Monika: Po.

Einxhel: Hë se nuk ta bëri me qëllim

Antonela: E kuptova, por po e them se më dha bezdi. Se duhet vetëm me mbyllë gojën ose me dal nga shtëpia me qenë në rregull.

Monika: Më fal, nuk ka problem, më fal shumë.