Romanca e këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, për nga zhurma e madhe që ka krijuar në publik, është konsideruar si telenovelë e vërtetë, pasi të gjithë janë në një mendje se Donaldi ka tradhtuar në mënyrë spektakolare Bora Zemanin.
Por le ti kthehemi historisë së Donaldit me Bora Zemanin dhe çfarë ndodhi që ata u ndanë pas një historie më shumë se dyvjeçare.
Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë.
Por burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund.
Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re.
Pas 50 ditësh qëndrim brenda shtëpisë, vëllai i tij binjak, Romeo, i kishte shkruar letër, ndërsa i shkuan për ta takuar prindërit e tij.
Të tre të ulur në oborr, nëna i dha një mesazh atij, pikërisht për çështjet e zemrës, duke shprehur kështu hapur qëndrimin e saj kundër lidhjes së të birit me Borën.
Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë.
“Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote”, i tha ajo.
Dhe gjithçka u kuptua qartë. Donaldi u përlot shumë, pasi ishte nata e tij me surprizat e njëpasnjëshme që i bënë.
Po ashtu ka reaguar edhe Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix, e detyruar pas kritikave që po i bëhen vajzës së saj për shkak të afërsisë dhe puthjeve që po shkëmben me aktorin Donald Veshaj.
“Trixa, na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend, i drejti zhytet, po nuk mbytet.
Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshëqë i ka dalur mbanë të gjithave sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixen për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…. Suksese loqkë na ke mbrapa ne dhe Kosovën tënde të duam shumë”, shkruan ajo, duke treguar mes rreshtat se është pro lidhjes së tyre. Marrë nga Panoram plus