Pas deklarimit të një pëlqimi mes tyre në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në Big Brother, Donaldi dhe Beatrix kanë shijuar një darkë romantike në praninë e njëri-tjetrit.
Në këtë darkë ata u folën rreth ndjenjave për njëri-tjetrin. Në një moment qetësie, Donaldi e puthi Beatrix-ën.
Pas puthjes Beatrix tha se është një situatë shumë e sikletshme dhe duhet marrë një vendim, ndërsa Donaldi tha se kjo situatë e ka lodhur dhe do të bëjë diçka për veten.