Ngjarje e rëndë në vend/ Gjenden pajetë burrë e grua, ja dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kavaja ku një çift është asfiksuar nga gazi dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen.  Sipas policisë dyshohet se çifti ka humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.