Ishte miku i saj/ Por ky banor nuk u çua fara ta takonte Fifin në momentin që ajo do largohej nga shtëpia (Foto)

Fifi është banorja që sot u largua nga shtëpia e ‘Big Brother Albania VIP’. Ajo sot është larguar nga shtëpia më e famshme ‘BBV’, pasi ajo nuk ndihej mirë dhe ka nevojë të merret me veten.

Ishin pothuajse të gjithë banorët të përlotur teksa e kanë përshëndetur atë. Por detaji që ra në sy ishte momenti kur të gjithë banorët ishin afruar tek Fifi, ishte Meridiani ai i cili nuk bëri asnjë hap para për deri tek Fifi.

Edhe pse të dy kishin miqësi të mirë mes vete, Meridiani ka qëndruar i ulur dhe larg turmës. Ndoshta kjo distancë e Meridianit ka të bëjë me afërsinë që ai kishte me Fifin dhe që ishte mërzitur sa që nuk të përballonte ti shkonte pranë asaj. Fifi ishte pjesë e ‘BBV’ që nga dita e parë prej kur ka filluar spektakli.