I doli nga vendi goma e makinës, ish-konkurrenti i “Për’puthen” pëson aksident të rëndë, ja si paraqitet gjendja e tij

Argjend Rraci ish-konkurrenti i Për’puthen është përfshirë në një aksident. Bëhet me dije se Argjendi nga Kosova ishte nisur për në Tiranë, ku rrugës ka pasur një problem me gomën e parë që ka dalë nga vendi, ku si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka pësuar një aksident të rëndë.

Makina është përplasur me ndarësen e autostradës. Sic shihet edhe në foton e mëposhtme makina është dëmtuar rëndë përpara.

Fatmirësisht ish konkurreti ka marrë disa dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.