Antonela është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri por duket që me hyrjen e saj kanë ndryshuar dhe situatat në Big Brother VIP. Motra e Antonelës, një prej konkurrenteve të Big Brother VIP që është komentuar dhe është bërë pjesë e diskutimeve për famën dhe pjesëmarrjen e saj në reality show ka reaguar përmes një postimi në Instagram.
Nëpërmjet reagimit të saj, motra e Antonelës e cilëson qesharake vënien në pikëpyetje nëse meritojnë të quhen VIP të gjithë personazhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Mendoj që çështja e meritokracisë, se sa e meriton dikush të jetë në një program televiziv së pari është një çështje që nuk na përket neve si publik por ideatorëve të formatit dhe personave puna e të cilëve është të përzgjedhin konkurentët, duke qenë personat që njohin më mirë mekanizmat e brendshme dhe çka funksionon apo nuk funksionon për programin në fjalë. Gjithsesi unë mendoj që në vitin 2021 kur rrjetet sociale janë platforma që i kanë dhënë shansin njerëzve të ndërtojnë karriera të tëra, ku ata vetë-promovohen dhe ku promovojnë aftësitë/telentet e tyre, të ngrihet pikëpyetja “ a meritojnë të quhen VIP” është qesharake.
E njëjta gjë vlen dhe për Reality Show-et, të cilat në shumicën e rasteve shërbejnë si gjetës të personazheve të pëlqyeshëm nga publiku dhe si trampolina për karrierat e tyre në televizion. Në formate si “Përputhen” konkurojnë shumë njerëz, por vetëm pak arrijnë të mbijetojnë në ekranet e televizionit, dhe kjo pikërisht sepse, publiku i do”, shkruhet në profilin e Antonelës në Instagram.
Ndër të tjera, përmend një prej femrave më me ndikim në botë, Kim Kardashian dhe pyetjes që iu bë në lidhje me famën para disa vitesh.
Sipas motrës së ish konkurrentes të Për’puthen, thotë se publiku e ndjek Antonelën për karizmin, simpatinë, historinë e jetës dhe inteligjencën.
“Kur në 2016 Kim Kardashian u pyet në mënyrë direkte “Cili është talenti jot?” ajo u përgjigj “Duhet të përfshijë ndonjë lloj talenti të kesh shumë njerëz që të ndjekin dhe të pëlqejnë për atë që ti je”, dhe Kim Kardashian është sot një nga gratë multimilionere self-made, e cila e filloi karrierën pikërisht nga Reality-Show familjar Keeping Up with the Kardashians.
Gjithsesi, për t’u rikthyer tek rasti i Antonelës dhe për të gjithë njerëzit e tjerë që kanë filluar karrierat nga rrjetet sociale apo Reality Shoë-et, unë mendoj që njerëzit janë inteligjentë mjaftueshëm për të mos ndjekur dikë vetëm nga paraqitja/lifestyle-i e elementë të tjerë sipërfaqësore, sepse koha ka treguar që personazhe të tillë nuk i mbijetojnë gjatë vëmendjes së publikut.
Publiku ndjek persona që janë interesante mjaftueshëm për t’u ndjekur e në rastin e Antonelës mendoj që publiku gjen te ajo një njeri karizmatik, simpatik, një vajzë me një background e një histori jete, një vajzë inteligjente dhe të fortë por në të njëjtën kohë një vajzë me këmbë në tokë, e besoj që kjo kohë e shpenzuar në Big Brother do shërbejë që njerëzit të njohin më shumë prej saj, sepse me të vërtetë ka shumë më shumë për të njohur”, shkruan motra e Antonelës.
Duke qenë se banorët e Big Brother Vip janë të izoluar nga çdo informacion dhe lajm që thuhet për ta, të vetmit që mund të reagojnë dhe të jenë fansat e tyre të zjarrtë janë familjarët dhe miqtë.