Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Disa media, përfshirë këtu edhe Tv Klan – ku Marina është moderatore e “Klanifornia” – raportojnë se ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj në një spital në kryeqytet.
“Mezi po të presim picirukja jonë,” shkroi moderatorja ditë më parë, duke zbuluar edhe gjininë e bebit.
Marina dhe Getoari konfirmuan shtatzëninë në fund të gushtit. “Ne të tre…” vendosën si mbishkrim në një foto bardhë e zi, ku reperi qëndronte prapa Marinës dhe i përqafonte barkun.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në shtator të vitit 2017, në një ceremoni në breg të detit te Gjiri i Lalzit.