Ky është rasti i Milaim Baliu, prej vitesh punëtor pastrimi.
Në një emision ai tregoi një situatë të pazakontë me të cilën u përball kur gjeti një kolltuk në plehra. Milaimi ishte bashkë me një mikun e tij kur gjeti kolltukun por nuk e prisnin aspak ajo që do t’ju ndodhte më pas.
Brenda tij gjendeshin një sasi e konsiderueshme parash. Megjithëse, Milaimi nuk ishte në dijeni për paratë derisa ishte vetë pronari që kishte kërkuar të gjente kolltukun për të marrë sasinë e parave. Gruaja e tij kishte fshehur më shumë se 3 mijë euro brenda ndërsa fëmijët e tij ia kishin hedhur në plehra, tha ai për ABC.
“Pashë që i pëlqente atij, i thashë merre. Pas një jave më telefonon në telefon një zotëri, një punëtor i firmës dhe tha mos ke gjetur një kolltuk. Kam një zotëri që ka në kolltuk disa pasaporta. I thashë që e kam gjetur por ia kam dhënë një miku. Në atë moment tha se do të thërrasë policinë.”, tregoi Milaimi.
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					