Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe edhe si Fifi humbi ndjenjat dhe ka rënë në tokë në mes të shtëpisë së “Big Brother VIP” në momentin që ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me spektaklin e moderuar nga Arbana Osmani.
“Dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë,“– tha Fifi disa herë rresht dhe më pas ra në tokë.
Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u mblodhën rreth saj dhe nisën t’i hidhnin ujë.
“Uje, ujë, ujë,”– u dëgjuan të thonin ata.
Pas këtij momenti Fifi u asistua nga mjekët dhe mes shumë dyshimesh vendosi që të vijojë të qëndrojë brenda shtëpisë së Big Brother pavarësisht gjendjes së saj. Ndërkohë që banorët e tjerë u ndanë në mes në lidhje me vendimin që Fifi të vijojë garën, pasi sipas tyre ata do të jenë shmë të rezervuar tani e tutje në debatet me të.