Iu gjetën çantë me 800 mijë euro, policia jep detaje për dy shqiptarët e arrestuar

Një sasi e madhe eurosh u kap nga policia italiane ku në pranga u vunë dy shqiptarë të moshës 19 dhe 28 vjeç. Ata u arrestuan nga policia italiane në Milano, pasi akuzohen për trafik. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptarët janë kapur me një shumë prej 800 mijë eurosh “cash”, që dyshohet se janë të fituara nga shitja e kok ainës.

Raportohet se dy shqiptarët janë parë në orët e vona të mbrëmjes duke kryer lëvizje të dyshimta. Fillimisht dukej se ishin bashkë ndërsa më pas kanë ecur larg njëri tjetrit për 10 metra. Qëndrimi i dyshimit i tyre bëri që policia ti ndjekë. Pasi u larguan rreth 150 metra, të dy ata mbërritën në një parkim ku i priste një makinë.

Njëri nga dy të rinjtë iu afrua makinës, mori një tufë parash që i kishte dhënë personi që ngiste makinën, e futi nën xhaketë dhe u kthye në pallatin nga ishte larguar. I riu tjetër, i cili mbante një çantë shpine mbi supe, qëndroi në parking edhe për 10 minuta, duke pritur dikë. Papritur një veturë e dytë erdhi në zonë nga e cila ka zbritur një person. Më pas, djali me çantë u fut në makinë dhe më pas zbriti duke ikur tek ndërtesa nga kishte dalë.

Në atë moment policët e vendosën të ndërhynin duke vënë nën kontroll të riun. Brenda çantës së shpinës kishte një sasi të madhe parash. Më pas policia zhvilloi kontrolle në banesën e dy shqiptarëve ku gjetën 800 mijë euro.