Shqipëria në serialin e famshëm holandez, Rama jep lajmin e mirë: Bëhuni gati për…

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë ku ka bërë me dije se seriali i famshëm hollandëz “Kush është i infiltruari”, është realizuar në Shqipëri. Rama tregon se mundësitë që Shqipëria të përzgjidhej për realizimin e këtij seriali ishin të pakta, mirëpo trupa e xhirimit gjatë një vizite pak ditore në vendin tonë u afeksionuan pas Shqipërisë.

Në fund të statusit të tij kryeministri shton se sezoni i ardhëm do të jetë një “boom” me turistë hollandëzë dhe të gjithë duhet të bëhen gati.

NJË LAJM I BUKUR

U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality shoë-t të famshëm hollandez, “Kush është i infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre

Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë