Leart Vasili ka rënë në hall me një të ri që i kishte marrë një shumë të caktuar parash borxh dhe që nuk ia ka kthyer. Duke mos gjetur zgjidhje, aktori ka publikuar emrin, foton dhe numrin e telefonit të të riut në rrjetet sociale, ndërsa u kërkon ndihmë qytetarëve.
Sipas asaj që shkruan aktori, personi që i ka para borxh është zhdukur prej datës 23 prill.
Paradoksal është fakti se Vasili kërkon ndihmë në rrjetet sociale, por kjo çështje zgjidhet nga policia.