”Po të fitonte 100 mijë eurot çfarë do bënte?” Arjola prek me përgjigjen: Ja çdo i beja

Aktorja Arjola Demiri e ka bërë të ditur që në fillim qëllimin e hyrjes së saj në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’. Ajo ka treguar se fëmijët janë arsyeja e vetme pse i është futur kësaj sfide, duke thënë se çmimi i madh i fitores është shumë i volitshëm për t’i ofruar asaj dhe fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë.

Kjo fjali e aktores u theksua edhe një herë në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP.Kur gjatë programit u transmetua ajo se çfarë banorët kishin thënë gjatë javës në lojën e sinqeritit, një nga pyetjet që i ishte drejtuar Arjolës kishte qenë pyetja: “Çfarë do të bësh me paratë e çmimit nëse fiton Big Brother VIP?”.

Përgjigja e aktores tropojane ka qenë e shpejtë dhe e prerë, duke thënë se me paratë e çmimit të madh, do t’iu blinte fëmijëve të saj dhe vetes një shtëpi.

Kujtojmë se banorët VIP të këtij edicioni të Big Brother, luftojnë për çmimin e parë, vlera e së cilit këtë vit është 100 mijë euro.

Aktorja Arjola Demiri: Bashkohem me PS-në për Tropojën, PD pati kohë mjaftueshëm, por nuk investoi asnjë gjilpërë – ATSH –