Pak më parë në shtëpinë e Big Brother Vip ka mbërritur një zarf ku njofton banorët se aktori Igli Zarka është larguar nga shtëpia menjëherë për arsye shëndetësore.
Kjo i ka habitur dhe shqetësuar banorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti. Ata janë në dilemë nëse do të kthehet sërish aktori në shtëpi apo rrugëtimi i tij mbaroi këtu.
Donaldi është shprehur se në kontratën e tyre shkruhet se në rast problemesh shëndetësore, banorët shoqërohen në spital për tu rikthyer në shtëpi pasi janë në gjendje të mirë.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.