Një grup shkencëtarësh dhe inxhinierësh thonë se kanë arritur të realizojnë një sistem të ri që bën të mundur krijimin e karburantit nga ajri dhe rrezet e diellit. Ky sistem i ri mund të funksionojë kudo, dhe jo vetëm në kushte të veçanta laboratorike, thonë ata.
Sipas tyre, kjo pajisje mund të përdoret për krijimin e karburantit që nuk çliron karbon dhe që mund të përdoret për anijet apo aeroplanët. Por më parë do të duhej ende punë, për zhvillimin dhe perfeksionimin e mëtejshëm të kësaj teknologjie të re.
Studimi i titulluar “Karburant nga Ajri dhe Dielli”, u publikua sot në revistën shkencore “Nature”.
Nje koment
Pingback: 1cassock