Djali i Azem Hajdarit zbulon synimet që ka për t’i hyrë Politikës

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban emrin e të atit në një intervistë për “Station”, ka zbuluar dëshirën për t’iu futur politikës.

”Pasioni im dhe objektivi im është politika. Thjesht po pres momentin e duhur, sepse gjërat kërkojnë momentin e vet për tu angazhuar në politikë. Jam shumë me mendje të ndarë për tu angazhuar”-shprehet ai për emisionin ‘Station’

“Pjesën e politikës e konceptoj pak ndryshe. Përveç nga ana e trashëgimisë, jam person shumë besimtar në Zot dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëjë sa më shumë në jetë. Dhe politikën e shikoj si një aspekt të jetës, ku të jepen gjëra në dorë për të influencuar jetët e njerëzve dhe për të marrë një pasuri që s’merret në var. Pra vepra të mira”,-ka deklaruar Azemi ndër të tjera.