Për herë të parë në “Për’puthen”, djemtë eleminojnë njërën prej konkurrenteve!

Për herë të parë në “Për’puthen”, ku zakonisht vajzat eleminojnë djemtë, puntatën e sotme ishin ata që eleminuan njërën konkurrente. Secili prej tyre dha dy emra të vajzave, bashkë me arsyet pse dëshironin të largoheshin.

Me shumicë votash, vajza që u largua ishte Arlida Nezha, ose siç e njohin të gjithë Tola. Shumë prej djemve thanë se nuk kishin patur asnjë afrimitet me të, dhe nuk e shihnin si më shumë se shoqe. Ai që çuditi të gjithë ishte Azemi, që kishte dalë më herët në takim me të. Ndërsa më i prekuri ishe Albi, me të cilin Tola ka patur 3 takime.

Shumë vota kishte edhe Mikela dhe Ritvana, por vajzat mundën të qëndronin në program.

Moderatorja Bora Zemani tha se një zgjedhje e tillë është parë e nevojshme nga produksioni, e të tillë e panë edhe opinionistët në këtë “Prime”, Ana Lleshi dhe Bledi Strakosha.

/News31