Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë shumë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe si fryt të saj kanë sjellë në jetë një vogëlush, Kroi Art.
I vogli festoi 4 vite jetë dhe në këtë ditë speciale, mami Bieta dha dhe një intervistë shumë të veçantë. E ftuar në emisionin “Jashtë loje” si kurrë ndonjëherë, moderatorja tregoi çdo detaj si nga jeta profesionale dhe ajo personale.
Gjatë bisedës ajo tregoi ngjarje që ne nuk i kemi ditur më herët në lidhje me marrëdhënien e saj me Albanin. Bieta rrëfeu se një moment kanë pasur një periudhë të vështirë në marrëdhënie, kur vendosën të ndaheshin nga njëri-tjetri. Më pas moderatorja rrëfeu se mjaftoi një mesazh në celular nga Albani për të ndryshuar situatën dhe për ta menduar ndryshe historinë e tyre të dashurisë, që asokohe po kalonte një k rizë.