Me një zë që i meket, prima balerina e TKOB, Enada Hoxha ka ndarë për herë të parë me publikun situatën e krijuar në mbrëmbjen e inaugurimit të ambienteve të reja të TKOB. Ajo nuk e ka pritur mirë minutazhin e shkurtër të ofruar asaj dhe gjithë trupës së baletit, ndërsa shpreh indinjatën e mungesën së balet mastros, i cili ka instruktuar brezat e emrat më të njohur të skenës sot, Agron Aliajt në dokumentarin realizuar me figurat e këtij institucioni ndër vite.
Enada Hoxha nisi ditën në studion e “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe, ndërsa foli për jetën në familje, bashkëpunimin me partnerin dhe ai bashkëudhëtar e emër i fashmëm i skenës shqiptare, Gerd Vaso, raportin me vjehrrën e saj dhe përkushtimin ndaj të birit. Si asnjëherë më parë, Enada zbuloi sot pse i pëlqen të mos marrë pjesë në shumë evente dhe pse ka zgjedhur të dalë gjithmonë e veshur sportive në ditë të zakonshme.