Si dallohen sot të pasurit e vërtet! Nuk përdorin Rolex. Kanë gjithmonë një t-shirt që ju rri perfekt dhe disa kode të tjera

Një përdorues në Reddit shtroi një pyetje: Çfarë gjërash të vogla tek një person në fakt tregojnë qartë se ai/ajo është i pasur? Komentet u shtuan me shpejtësi, dhe të shumtë ishin ata që rrëfyen eksperiencat e tyre me njerëz të pasur. Dhe nuk është ora Rolex në dorë dhe as markat që ‘bërtasin’ me shkronjat e mëdha që tregojnë se dikush është i pasur vërtetë.

BuzfeedNews ka përmbledhur disa prej tyre.

1. Ata kurrë nuk ankohen për koston e diçkaje, por kanë interes për një cilësi që iu reziston viteve.

2. Nuk e kanë idenë se sa kushtojnë produktet bazë, për shembull sa kushton një shishe qumësht?

3. Unë kisha një shok në universitet rreth 25 vjet më parë për të cilin mendoja se ishte i shtresës së mesme si gjithë ne të tjerët në klasë. E vetmja gjë që më bëri të kuptoj se ai ishte i pasur ishte një letër që u kishte shkruar prindërve. Në zarf ai kishte vendosur vetëm emrin e shtëpisë dhe qarkun ku jetonte. Nuk tregonte asnjë detaj tjetër. Rezultoi se prindërit zotëronin pjesën më të madhe të atij qarku, ai ishte realisht djali i familjes Viscont.

4. Ata shpenzojnë para për diçka që iu kursen vërtet kohë. Koha është më e vlefshme se vetë paratë për ta.

5. Lëkurë perfekte dhe dhëmbë të bardhë. Njerëzit e pasur e përballojnë financiarisht të shkojnë tek mjekët dhe profesionistët mjekësorë që të kujdesen për pamjen.

6. Kam punuar në një resort tek një familje e pasur. Vura re se ata nuk kishin asnjë veshje me printin e Louis Vuitton apo markave të tjera me dizajne e ngjyra që bien në sy. Në fakt ata kishin rroba që dukeshin të lira, me pamje të thjeshtë, pa logo të mëdha. Por në prekje materiali i tyre dallohej nga ato që blejmë ne të tjerët. Në trup rrinë perfekt dhe mund t’i lash pa u shqetësuar së iu ikën ngjyra.

7. Nuk mendojnë dy herë kur bëjnë plane. E mendojnë diçka? Duan të shkojnë diku? Kanë para dhe thjesht atë që mendojnë një herë e bëjnë.

8. Blerja e veprave të artit. Dhe nuk po flasim për artin në Instagram por artin e vërtetë, ato që shiten në ankande dhe galeri.

9. Steve Jobs nuk mbante asnjëherë një targë të makinës. Ai gjithmonë i merrte me qira për pesë muaj dhe i ndryshonte. Në Kaliforni duhet të marrësh një targë brenda gjashtë muajve. Asistenti i tij mbaronte punët me qiranë dhe i merrte një të re.

10. I referohen stinës kur flasin për pushime dhe jo muajit.

11. Atyre u mungon stresi, hanë shumë jashtë, asnjëherë nuk iu ndodhin situata të papritura, të tilla si: M’u prish makina, nuk më ndizet furra. Më duhet kjo pajisje e re! Ata kanë gjithçka që u duhet, edhe kur iu duhet diçka tjetër e marrin menjëherë.

12. Nuk mbajnë Rolex për të treguar se janë të pasur. Madje Rolex-in nuk e konsiderojnë orë të shtrenjtë. Një person vërtetë i pasur do ketë një ‘Patek’ ose ‘AP Royal Oak’ ose një ‘Mueller’.