10 njerëzit më të pasur në planet, ja kush mban vendin e parë

Vlera neto e kombinuar e 10 njerëzve më të pasur të planetit është 1.4 trilionë dollarë. Për të krijuar një ide është pak a shumë me të njëjtën madhësi të PBB-së së Australisë.

Cilët janë këta njerëz super të pasur dhe cili është burimi i pasurisë së tyre? Më poshtë është një vështrim i 10 njerëzve më të pasur në planet dhe se si i kanë fituar miliardat e tyre.

Aktualisht, Elon Musk është më i pasuri i të gjithëve, me vlerë neto totale 198 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për 60 miliardë dollarë më shumë krahasuar me mesataren e gjithë grupit prej 138 miliardë dollarësh. Kjo nuk është befasuese nëse marrim në konsideratë ecurinë e mirë të aksioneve të Tesla në vitet e fundit.

Ndërkohë që shumë skeptikë presin që flluska e Tesla-s të shpërthejë – duke përfshirë edhe investitorin e famshëm Michael Burry – vlera e shoqërisë automobilistike vijon të rritet.