Jeta e re larg Shqipërisë, Ilva Tare feston ditëlindjen e të birit, Eduart Selami i bashkohet në foton familjare

Prej disa muajsh, gazetarja e njohur Ilva Tare ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo së bashku me me bashkëshortin ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami dhe dy fëmijët e saj duket se kanë nisur një kapitull të ri jashtë Shqipërisë. Kjo nuk e ka penguar Ilvën të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto të ndryshme të shumë momenteve nga jeta private.

Ditën e sotme, djali i çiftit, Tomas feston ditëlindjen dhe ka mbushur katër vjeç.

Familja është kujdesur të organizojë një festë në ambientet e shtëpisë dhe vogëlushi duket shumë i lumtur. Krah tij, qendrojnë mami Ilva, babi Eduard dhe motra Melodi, të cilët kanë bërë me duar numrin katër, duke treguar kështu se janë një familje shumë e bekuar./abcnews.al