Ditë më parë ka filluar procesi mësimor për shkollat fillore. Në mesin e fëmijëve që startuan ishte edhe vajza e këngëtares, Nora Istrefi dhe muzikantit, Robert Berisha. Ky i fundit ka postuar fotografinë e vajzës së tij në Instagram duke i uruar asaj suksese për ditën e parë të shkollës.
“Suksese qika jem dhe urime dita e parë. Të don babi shumë” – ka shkruar Roberti në mbishkrimin e fotografisë.
Pas këtij postimi fotografia e tij u komentua gjatë në rrjete sociale duke e kritikuar për veshjen e Reenes. Në lidhje me këtë, ka reaguar Roberti shumë i revoltuar për të gjitha komentet që ka lexuar.
Ai sqaroi se fotoja që u publiku nga faqja “Vipat e bllokut” e që u komentua vajza e tij për veshjen është bërë para lagjes ku Renee jeton dhe jo në ditën e saj të parë të shkollës.
Më tej thekson se shkolla që vajza e tij do të frekuentojë kërkon nga nxënësit që të veshin uniforma. Në fund paralajmëron se nëse emri i vajzës së tij lakohet në këtë mënyre vetëm një “tag” nuk do të mjaftojë.
Roberti së fundi është i angazhuar me emisionin e tij” Robi plaket kur don vet”./SHQIP.com