N“Shihemi në Gjyq” të Eni Çobanit në Tv Klan, ka vijuar ngjarja e të dielës së kaluar. Kësaj radhe në studio përveç Qemalit, ka qenë z.Shefqet Zeka, të cilit iu përmend emri seancën e kaluar nga ana e z.Qemal dhe bashkëshortes së tij për një sipërfaqe toke.
Por, pa nisur mirë kjo seancë, drejtuesja Eni Çobani është ngritur në këmbë dhe ka shkuar për të qetësuar z.Qemal, i cili ishte tepër i revoltuar me z.Shefqet. Në këtë situatë ka ndërhyrë edhe Ardit Gjebrea, i cili i ka kërkuar z.Qemal që të respektojë rregullat e emisionit për të folur me radhë dhe me qetësi, në mënyrë që të zbulohet e vërteta për pronën e tij.
Qemali: Çfarë fytyre ka pasur dhe është paraqitur këtu? I qenka akuzuar emri pa të drejtë? Ky po të ishte me të drejtë, nga 2008 deri më 2013 i kam trokitur në derë. Të më fusë në konflikt me familjen time, që familja ime 15 vjet me gruan në Greqi duke jetuar si qeni, dhe për këtë qelbësirën të vijë të paraqitet, të hedhë poshtë lekët që i ka marrë në dorë edhe thotë unë nuk ta quaj fare.
Eni Çobani: Z.Qemal nuk e vazhdojmë dot seancën e ndërmjetësimit kështu. Do flasi Shefqeti tani apo si do bëjmë? Jo, nuk të lë dot më. Tani të vij unë aty? Do më fali publiku, s’e kam bërë asnjëherë…tani do ulesh? Z.Qemal ulu, nuk të lejoj më, sepse Shefqet Zeka ka ardhur për të bërë seancë ndërmjetësimi.
Shefqet Zeka: Shkak që unë sot jam këtu është një problem jo pak i vogël, por shumë më i madh. Zotërinë e njoh në vitin 2012.
Qemali: Zotërinë në fjalë e njeh në vitin 2003, nuk e njeh në 2012. Ti po mohon gjithçka.
Ardit Gjebrea: Qemal të lutem qetësohu sepse kjo shtëpi ka disa rregulla. Dhe në qoftë se këto rregulla nuk respektohen atëherë… Je i interesuar që të dali e vërteta? E vërteta nuk del me të bërtitura.
Në këtë seancë ndërmjetësimi u diskutua për një pronë për të cilën Qemal Bushi në vitin 1998 bëri akt-marrëveshje me Ferdinand Zekën, vëllai i Qamil Zekës, për ta blerë. Por Ferdinandi emigroi për në në SHBA ku jeton prej vitesh, dhe i bëri prokurë vëllait të tij që të vazhdonte procesin e shitjes së tokës për Qemal Bushit, i cili e ka bërë pagesën që në vitin ’98. Mirëpo, edhe ky i fundit u largua në emigracion drejt Suedisë e Greqisë. Në çështje u përfshinë vëllezërit e tij dhe papritur toka figuron të ketë pronar Sitki Bushin, vëllain e Qemalit, kur në fakt duhet të jetë në emër të këtij të fundit.