Që të kuptosh se çfarë do të thotë Angela Merkel, mjafton të shohësh veshjen e saj. Që në pamje të parë ajo e tregon se do flasë me terma paqësorë apo do japë ulti`matume të pre`ra. Kjo lidhet edhe me psikologjine e ngjyrave. “Sa shumë ngjyra por i njëjti stil,” shkruhej dikur në një artikull te gazetes britanike “The Guardian” kushtuar kancelares apo kryeministres gjermane.
Për tema që kanë të bëjnë me çështjet që hasen brenda për brenda Gjermanisë, Angela Merkel e shohim më së shumti me një kostum të kuq.
Në raste për shpërndarje mesazhesh paqeje e shohim sigurisht me një kostum të bardhë, ndërsa kur biseda bëhet serioze, ka veshur një xhaketë ngjyrë blu. Kur vendos t’i japë ulti`matume ndonjë vendi tjetër, Angela vishet me të zeza. Për takimet formale përdor xhaketën vjollcë.