Alma Bektashi është nga zërat emblematik të skenës sonë muzikore, qe ndër vite ka pasur shumë paraqitje skenike. Vitet e fundit ajo ka qenë më tepër aktive në spektakle për zbulimin e talentëve, ku ishte pjesë e jurisë. Këngëtarja, duket se nuk e ka ndërmend të kthehet më me ndonjë këngë a projekt muzikor, siç bënte një herë e një kohë.
Në qershor të këtij viti u dha lajmi se Alma Bektashi tashmë i kishte dhënë fund martesës 25 vjeçare me bashkëshortin e saj, Sokolin. Pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk preferoi që të fliste në intervista për raportin e saj me të. E, tani si beqare ajo ka nisur pushimet vetëm me dy fëmijët e saj, djalin Orestin, dhe vajzën, Anisën.
Ka qenë vet këngëtarja e cila ka publikuar disa imazhi në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa po e shijon në maksimum këtë udhëtim me fëmijët e saj.
/Reporteri.net/