varianti Mu mbërrin shumë pranë nesh? Mbi 280 mostra dërgohen në Gjermani për ekzaminim

Varianti kolumbian i koronavirusit i njohur ndryshe si varianti “Mu” duke se ka hyrë në Kosovë. Sipas mediave në Kosovë prej një javë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka dërguar 282 mostra në një laborator në Gjermani për detektim e mutacionit “Mu”. Mësohet se autoritetet në Kosovë pritet të marrin një përgjigje gjatë javës së ardhshme. Kujtojmë se mutacioni “Mu” është më ngjitës dhe sipas ekspertëve në disa raste ka provuar se është rezistent edhe ndaj vaksinave.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, deri më tani janë identifikuar katër mutacione të koronavirusit që janë shqetësuese: Mutacioni “Alpha”, i zbuluar për herë të parë në Kent, Britani të Madhe dhe që u shfaq në 193 vende, mutacioni “Beta”, i cili është regjistruar në total në 141 vende, mutacioni “Gama” në 91 vende dhe mutacioni “Delta” në 170 vende.

Mutacioni “M” është i pesti me radhë në të cilin organizata ndërkombëtare, OBSH po përqendron vëmendjen e saj. /abcnews.al/