Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugrena Tomini ka deklaruar gjatë një lidhjeje live në Tv Klan se deri në këto momente nuk ka asnjë sinjal të dyshuar që varianti “MU” të ketë hyrë në Shqipëri. “Është cilësuar si një variant që ka interes edhe për OBSH, sigurisht survejanca epidemilologjike e rasteve të dyshuruarapo vijon me intensitet si në fillimet e epidemisë dhe deri në këto momente nuk kemi asnjë sinjal të dyshuar në laboratorin e ISHP për variantin e “MU”-së”, tha Tomini.
Zv/ministrja u shpreh se vaksinimi, maska dhe distanca ulin transmetueshmërinë e virusit. Ajo shtoi se pa imunizim, Covid do vijojë me mutacione, pa pasur një barazi në të gjithë globin. Sa i përket masave në vend, Tomini theksoi se janë vlerësuar në mënyrë dinamike dhe se nga 30 Gushti duhen zbatuar ato rregulla që janë në fuqi.