Si kurrë më parë, Këngëtarja e njohur Eli Fara ka treguar përballë moderatorit Ardit Gjebrea rreth të shkuarës së saj, për divorcin nga ish-bashkëshorti, sakrificat me të cilat ka përballur jetën dhe rritjen e vajzës.
“Realisht ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur debate të shumta siç mund të ketë çdo çift. Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë”, ka thënë ajo për marrëdhënien bashkëshortore.
Me pas kengetarja tregoi edhe castin përfundimtar të divorcit, teksa një ditë shkoi në bùrg dhe ia kërkoi atë ish-bashkëshortit që sapo ishte dënuar me bùrgim për vrásje. Kjo pasi ishte përfshirë në një konflikt mes grupeve në Korçë.
“Jo ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe bùrgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament”, përfundoi këngëtarja.