Pak ditë më parë Marina Vjollca konfirmoi shtatzëninë, duke publikuar në rrjete sociale foto me barkun e rrumbullakosur. Nga kjo kanë nisur pyetjet “Ç’do të bëhet me moderatoren në sezonin e ri televiziv?”. Stafi i “Klanifornias” ka organizuar një mbledhje për sezonin e ri, ku shfaqen të gjithë, përveç Marinës. Nga kjo është lënë të kuptohet se modertorja nuk do të shfaqet në ekran këtë sezon.
Me shumë mundësi, ajo ka vendosur që ta shijojë në qetësi të plotë pritjen e ëmbël dhe ardhjen e bebit në jetë.