Pritej të kurorëzonin dashurinë, ish-banori i “Big Brother” i jep fund fejesës me modelen

Erion Zeqiraj dhe Blerta Ligaj duket se i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Pas propozimit të bujshëm për martesë, çifti u shfaqën në disa ekrane shqiptare ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë dhe planet për dasmën e shumë-pritur.

Asokohe, Erioni theksoi disa herë xhelozinë e Blertës, e duket se ky ka qenë pikërisht shkaku i ndarjes mes tyre. Erioni ka fshirë çdo foto që kishte me të fejuarën në rrjete sociale, ndërsa kjo e fundit e ka mbyllur profilin e saj në Instagram.