Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi kanë bërë me dije se nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të përfitojnë libra shkollorë falas. Përfitues të librave falas do të jenë dhe nxënësit me kategori të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.
“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.” – shkruajnë Rama dhe Kushi në postimet e tyre.
Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.