Prej ditësh në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta e lidhjes së Mevlanit dhe Aristelës

Prej ditësh Mevlan Shaba dhe Aristela Leka kanë qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë. Një foto e tyre në rrjetet sociale ngriti dyshimet se dy ish konkurrentët mund të kishin krijuar një lidhje jashtë programit.

Ndjekësit në mediat sociale vërshuan në komente madje pati edhe një reagim nga Ledjana në lidhje me atë që ndjekësit aludonin. Në një prej statusve, Ledjana shkruante se gjithkush ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij dhe nuk i pëlqente aspak që “fun page” me emrin e saj të koemntonin dhe të flisnin në këtë mënyrë.

Gjithsesi së fundi është zbuluar e vërteta rreth lidhjes së Mevlanit dhe Aristelës. Mevlani ka publikuar këngën dhe klipin e tij më të ri ku protagonist në klip është Aristela.

Madje ish konkurrentja shfaqet me të njëjtën veshje nbë klip po ashtu si në foto. Pra siç duket gjithçka ka qenë në kuadër të prjektit dhe mes tyre nuk ka një lidhje dashurie./ CNA.al