Donaldi e mori mesazhin e Borës dhe tallet me të në instagram: “Kërkohet një …”

Bora Zemani dhe Donald Veshaj tashmë kanë zbuluar se janë “single” dhe se po kalojnë mjaft mirë kështu. Donaldi është duke shijuar pushimet e tij në Barcelonë krah vëllait të tij Romeos edhe me shoqëri, ndërsa Bora po i shijon gjithashtu me shoqërinë e saj në Turqi.

E së fundmi Bora publikoi një foto ku “goditi” me mbishkrimin në anglisht ku shprehet kështu:

“Ajo nuk po kërkonte një kalorës,

Ajo po kërkonte një shpatë”

Epo Donald e mori mesazhin dhe po tallet në Instagram, fansat e kuptuan, por komentet e tyre u fshinë.

“Kerkohet nje vend pune per nje person qe gjen quotesa anglisht.

Te interesuarit ne dm osee wp ?”, shkruan ai dhe po të bësh një “xhiro” nga insta e Borës në postimet e fundit thuajse të gjitha janë me mbishkrime në anglisht./party