Në mediat rozë po thuhet së fundmi se djali i Jozefina Topallit, Genari është në një lidhje të re dashurie. Panorama Plus ka publikuar fotot e Genarit me një vajzë bionde, në një restorant në Vlorë ku thuhet se kanë shkuar bashkë për pushime. Gjithashtu është zbuluar identiteti i vajzës.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sindi Marina, ish Miss Univers Albania, por edhe volejbollistja që luan në SHBA, me skuadrën “Duke University”.
Djali i Jozefina Topallit me parë ka pasur një histori me moderatoren Eva Murati. Moderatorja Eva Murati nuk ka ngurruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj. Ajo ka rrëfyer se është njohur me Genarin kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj familjes.
Në maj të vitit 2018 qarkulloi lajmi se Eva dhe Genari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 8-vjeçare dhe shkaku nuk është bërë i ditur.