I biri feston 16-vjetorin e lindjes, urimi i Elton Dedës të lë pa fjalë

Djali i Elton Dedës, feston sot 16-vjetorin e lindjes, dhe babai i tij ka vendosur t’i dedikojë një letër publike, prekëse e plot mall.

“Biri im i shtrenjtë. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur që disa nga detyrat e mia atërore nuk i kam përmbushur me sukses, të kërkoj ndjesë që nuk të jam pranë. Por unë të dua dhe do të të dua gjithmonë ashtu si të desha sot para 16 vjetësh, kur piskama jote buçiti gjithë tërsëllimë në këtë botë të çuditshme. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i bardhë ashtu siç di vetëm ti të jesh. Të dua fort. Babi”, shkruan kantautori i njohur.

Elton Deda dhe vajza e aktorit të ndjerë Piro Manit, Jola i dhanë fund martesës 7-vjeçare në vitin 2012.

Pas ndarjes kantautori u rikthye në Shqipëri për t’iu përkushtuar muzikës, ndërsa bashkëshortja e tij vazhdoi jetën në Amerikë së bashku me djalin e tyre.