Moderatorja Bora Zemani është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve me disa foto të publikuara në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë dhe të shkurtër.
Fustani, i cili është në ngjyrë rozë, i ekspozon format tërheqëse trupore. Mirëpo, përpos kësaj, një detaj tjetër ka rënë në sy. Moderatorja ka bërë “Xing” me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila e ka veshur më parë këtë model.
Xhensila është shfaqur e veshur me një fustan të tillë para një viti, në festën e ditëlindjes së Ajkës. Kujt mendoni se i shkon më shumë?