I biri rrëfen amanetin e fundit të diktatorit Enver Hoxha: Ja çfarë më tha 9 ditë para se të humbte jetën

Djali i diktatorit Enver Hoxha, Sokol Hoxha ka zbuluar para disa kohësh disa detaje të pathëna për parë për ish-udhëheqësin komunist. Sipas tij, ai akoma nuk e di se pse Enveri e kishte të preferuarin e tij. “Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë.

Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur. Gruan time Lilianën e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerë sonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”- thote ai dhe shton për Panorama. se kjo gje kishte krijuar shqetesim te familja.

Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te humbte jetën. “Tetë apo 9 ditë para se të vďiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”-thotë ai.

Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.