Gazetarja e njohur Alma Çupi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku ka rrëfyer një nga eksperiencat më të çuditshme me të cilat është përballur në jetë. Ajo ka treguar se kur ka shkuar për të vizituar llixhat e Bënjës në Përmet, ka parë 12 meshkuj të cilët laheshin lakuriq.
Alma Çupi: Më ka ndodhur një eksperiencë shumë interesante natën. Pas orën 12 të natës shikoj një autobus në llixhat e Bënjës dhe kishin hapur çadrat. Shkoj tek llixhat dhe shikoj 12 meshkuj lakuriq, ishte një fat shumë i madh (qesh) dhe unë ngela, ishim me shoqërinë tonë dhe në momentin që do futeshim, dalin të gjithë nga uji dhe ishin të gjithë lakuriq. Kishin vënë dhe qirinj rreth llixhës.
Blendi Fevziu: Paske ndezur qirinj një ditë më parë më duket në kishë.
Alma Çupi: Realisht nuk e prisja dhe ka shumë turistë të huaj që shkojnë lahen natën dhe bëjnë një lloj plazhi të tillë të lirë.