Sezoni veror ka filluar dhe Instagrami “nuk po merr dot frymë” nga fotot seksi me bikini të bukurosheve shqiptare. Me hapjen e sezonit të plazhit edhe vajzat e famshme janë futur në “garë” se kush do të bëjë foton më seksi. Së fundmi, ka qenë Hygerta Sako ajo që ka ngritur “peshë” rrjetin, mirëpo përveç formave tërheqëse të Sakos, ndjekësit kanë vënë re një detaj dhe i kanë “tërhequr veshin” moderatores.
Ajo është kritikuar nga ata për vendodhjen që ka vendosur krah fotos.
“Spille, Durrës”, shkruhet në fotot e saj dhe menjëherë ndjekësit i kanë komentuar se Spilleja është e Kavajës dhe jo e Durrësit.
Por me të drejtë Hygerta i ka thënë të ankohen të “google” për këtë pasi nuk e ka ajo në dorë.