Aksident i rëndë në vend/ Fermeri po kalonte autostradën për të shkuar te toka, përplaset nga furgoni. Ndërron jetë 77 vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një 77-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit në autostradë, teksa i moshuari ishte duke kaluar rrugën për të shkuar te toka. Kostandin Verushi ishte duke shkuar në tokat e tij në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, ku është goditur nga një furgon mallrash.

Si pasoje e goditjes 77-vjeçari ka humbur jeten ne vend. Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.