Sipërmarrësja Silva Baltadori ka treguar se ka festuar ditëlindjen e saj me burri holandez dhe ish-burrin e saj. Teksa ishte e ftuar në ‘Ftesë në 5’, Silva pranoi se kjo nuk është një situatë shumë familjare për mentalitetin shqiptar, por mjafton që e bën të lumtur.
“Dashuria është shumë e gjerë dhe nuk ka të bëjë që ti thjesht je në një lidhje dhe dashuria përkon vetëm me këtë fakt. Ti mund të kesh mbyllur një martesë dhe ti mund ta duash prapë ishin tënd, sepse dashuria mbetet përgjithmonë. Xhorxhin unë e dua si një mik, që më ka qendruar gjithnjë pranë dhe nuk kisha si të mos e ftoja”, tregoi ajo.