Pas disa kohësh të lidhur mjaftoi që fansat të shihnin rrjetet sociale për të kuptuar që Donaldi dhe Bora Zemani nuk janë më bashkë. Nuk ka më asnjë fotografi të të dyve dhe nuk ndiqen më me njëri tjetrin. Deri më sot ato ende nuk kishin konfirmuar asgjë.
Të ftuar në emisionin “Soire” Donaldi dhe Romeo pohuan të dy se janë single dhe po shijojnë momentet vetëm. Binjakët kanë publikuar së fundmi një këngë dhe kanë shpjeguar se duan që të përcjellin pozitivitet dhe gëzim me këngët e tyre dhe se nuk duan të tregojnë që janë këngëtarë.
Një ndër komentet ishte nga publiku ishte: “Bravo cuna. Kur po bën këngë Luli “Për’puthen”, jo më ju”
Donald Veshaj në fillim u përgjigj duke pyetur se kush është Luli i “Për’puthen”, ndërsa më vonë shtoi se “e sheh Për’puthen”, moderuar nga Bora Zemani me të cilën ai ka patur një histori të bukur dashurie./living